Nadali e Djokovici e nisin pa probleme në Roland Garros, befasi te femrat

Tenis

Nadali e Djokovici e nisin pa probleme në Roland Garros, befasi te femrat

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:12
Novak Djokovic

Sot janë zhvilluar meçet e radhës në rundin e parë të Grand Slamit të Roland Garrosit, ku te meshkujt emrat e mëdhenj kanë avancuar më tej pa probleme.

Kampioni në fuqi Rafael Nadal mposhti 3-0 në sete gjermanin Yannick Hanfmann (6-2, 6-1, 6-3).

Fitore 3-0 me sete shënoi edhe numri një i botës, tenisti serb Novak Djokovic, që avancoi në rundin e dytë pasi e mposhti polakun Hubert Hyrkacz, 6-4, 6-2, 6-2.

Tenisti zviceran Stanislas Wawrinka, që Roland Garrosin e fitoi 4 vite më parë, që mundi 3-1 Jozef Kovalik, ndërsa francezi Richard Gasquet eliminoi Mischa Zverev.

Ndërkohë, ditën e djeshme pa probleme avancoi edhe Roger Federer, që e poshti me lehtësim 3-0 me sete (6-2, 6-4, 6-4) italianin Lorenzo Sonego.

Te femrat vazhduan befasitë, ku sot lamtumirën turneut ia dha tenistja daneze Caroline Wozniacki, ish-numri 1 në botë.

Ajo u mund 2-1 (0-6, 6-3, 6-3) me përmbysje nga tenistja ruse Veronika Kudermetova.

Befasi është edhe eliminimi i tenistes gjermane Julia Goerges, që u mund 2-0 nga Kaia Kanepi, ndërsa tenistja franceze Alize Cornet u mund po 2-0 nga Viktoria Kuzmova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat