Festivali Olimpik: Tenistët shqiptarë mbyllin garat në çift

Tenis

Festivali Olimpik: Tenistët shqiptarë mbyllin garat në çift

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:58
Foto

Festivali Olimpik Evropian për të Rinj, po vazhdon edhe sot me organizimin e garave, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.Njësoj sikur dje, tenistët shqiptarë të Kosovës garuan edhe sot në këtë festival, por sot ata garuan në çifte.

Melos Nallbani dhe Fresk Sylhasi ishin dyshja që garuan në konkurrencën e meshkujve, duke u mposhtur nga çifti spanjoll, Rodenas – Merida, me rezultatin 2:0 në sete.

Në kategorinë e femrave, ishin tenistet Vesa Gjinaj dhe Forta Morina, të cilat u mposhtën nga çifti suedez Mitterger – Johansson, po me rezultatin e njëjtë.

Të katër tenistët u mposhtën edhe dje në garat individuale, por ata kanë fituar një përvojë të mirë nga ky festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat