Roger Federer e ka nisur me fitore Grand Slam turneun e US Open, me një fitore ndaj tenistit indian, Sumit Nagal.
Legjenda e tenisit triumfoi bindshëm 3-1 me sete (4-6, 6-1, 6-2, 6-4), në rundi, në ndeshjen e rundit të parë të US Openit, transmeton Insporti
Nagal, 22-vjeçar, nuk ka asgjë të ngjashme me tenistin spanjoll, Rafa Nadal, përveç se mbiemri i tyre dallon për një shkronjë.
Por, gazetari i ESPN-it, nuk ka kaluar pa ia përmendur këtë fakt Federerit, i cili ia ka kthyer atij me shaka.
“Nëse shikojmë në semafor, e ndërrojmë G-në me D, a do të mendonit për një sekond se ishte Nadali?”
“Jo…”, ishte reagimi i Federerit, pesë herë fitues i US Openit.
“Por, ndoshta po për ju djemtë e rrjeteve sociale”, tha ai.
Në US Openin e vitit të kaluar, Federeri ishte eliminuar në rund të katërt nga australiani John Millman.
Nadali ndeshet pikërisht me Millmanin, në rundin e parë të US Openit nesër.