Roger Federer ka zbritur në fushë si profesionist për herë të parë në viti 1998. Që nga ajo kohë kanë kaluar 22 vite e megjithatë tenisti zviceran vijon ende të luajë në nivele të larta.
Në karrierën e tij ai ka fituar mbi 1200 ndeshje, ka fituar në 103 turne dhe numëron 20 grand slam, rekord.
Por çfarë shton Federer, sot baba i 4 fëmijëve, të vazhdojë ende të luajë tenis? “Dëshira për të festuar, ashtu sikurse kam bërë edhe herën e parë. Në karrierë një sportist ka shumë luhatje, por momenti kur feston një triumf bashkë me stafin tënd është motivi që më shtyn të luaj ende”, tha Federer.