Akuza Agassit

Tenis

Akuza Agassit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:40
Akuza Agassit

Marcelo Rios në sulm ndaj André Agassi dhe ATP. Në një intervistë dhënë për “La Tercera”, ish-numri 1 në botë (kilian), ka hedhur akuza të rënda ndaj një prej tenistëve më të mirë në histori.

“Agassi doli pozitiv në testin anti-doping plot katër herë por organet drejtuese të ATP varrosën gjithçka, sepse ndryshe tenisi do të kishte një fund të keq.”

Rios e amerikani Agassi kanë qenë rivalë të fortë të njëti-tjetrit në fund të viteve ’90, por akuzat përfshijnë edhe Pete Sampras.

“Në kohën time, në fund të vitit, zhvillohej Mastersi gjithmonë mbi çimento dhe mbi fushat e shpejta, që ta ndihmonin të fitonte. Vetëm unë dhe Bruguera kërkuam të luanim në sipërfaqe të ndryshme vit pas viti.”

Ish-tenisi kilian, kohën e fundit i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në kokën e femurit.

“Kjo është pasoja që të lë tenisi: shumë para por një fizik m…”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat