Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore...

Tenis

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore...

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:08
Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore...

Një numër i takimeve emergjente janë duke u mbajtur për të vendosur nëse turneu i tenisit Wimbledon do të mundë të mbahet këtë vit në Londër. BBC Sport raporton se më së shumti gjasa ka që të shtyhet edhe ky turne.

Autoriteti për të vendosur për Wimbledonin, All England Club, thotë se ende nuk marrë një vendim përfundimtar, por BBC shton se shtyrja e këtij turneu për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore tani duket e paevitueshme.

Turneu Wimbledon ishte planifikuar të zgjaste dy javë dhe të nise të hënën, më 29 qershor.

Turneu tjetër i madh i tenisit, The French Open, tashmë është shtyrë për katër muaj, deri në fund të shtatorit, shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Besoj se të gjithë kemi qenë duke pritur për këto takime”, tha thënë shtatë0herë kampioni i Grand Slams Doubles, Jamie Murray.

“Natyrisht që ky është eventi i madh i radhës në kalendarin e tenisit që ende nuk është shtyrë, të paktën për momentin”.

I njëjti medium britanik raporton se vendimi përfundimtar për Wimbledonin do të merret brenda 48 orëve të ardhshme, pas një diskutimi mes tre organeve qeverisëse – Shoqata e Tenisit në Bar, Shoqata e Profesionistëve të Tenisit dhe Shoqatat e Grave në tenis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat