Nadal me ide të re - Bota Sot
Nadal me ide të re

Tenis

Nadal me ide të re

Më: 19 prill 2020 Në ora: 14:59
Nadal me ide të re

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka propozuar një ide se si të luhet tenis deri sa është kriza e pandemisë “Covid 19”.

Nadal propozon që të gjithë tenistët të zhvendosen në Akademinë e tij të tenisit, e cila do të hapej në kushte karantine. Secili do të suhet të kalojë karantinën, që të mund të luajë tenis.

Në këtë mënyrë , tenistët dhe tenistet që do të vijnë në kamp, do të vazhdojnë të jetojnë aty.

Sipas ATP, nuk ka gara zyrtare deri më 13 korrik, ndërsa sipas njohësve të këtij sporti është e mundur që të anulohet të gjitha turnetë në vitin 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat