Mediat gjermane godasin keq serbin

Tenis

Mediat gjermane godasin keq serbin

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:02
Mediat gjermane godasin keq serbin

Novak Gjokoviq është tema kryesore në mediat gjermane , për shkak të organizimit të turneut të tenisit “Adria Tour”, dhe lajmit që ka dal pozitiv me “Covid 19”. Kjo e fundit ka hidhëruer tej mase gjermanët dhe mediat ishin plot me kritika në adresë të tenistit serb.

“Ai është numër 1 në tenis. Mirëpo asnjëherë nuk do të jetë një kampion i madh, pasi që nuk janë më rëndësi veprat në terren, por në jetën reale.

Gjokoviqi dhe kolegët e tij e kanë vënë në rrezik sezonin dhe turneun “US Open”, që duhet të nis më 31 gusht. Ndoshta për Gjokoviqin nuk është problem virusi, por për një pjesë të botës është një problem i madh.  

Ai i cili nuk e kupton këtë, nuk meriton që të quhet kampion. Kampionët e vërtetë nuk kanë sjellje të tillë,” shkruajnë mediat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat