“Familja nuk besonte shumë tek unë kur isha i ri, m’u deshën 2 vjet t’i bindja”

Tenis

“Familja nuk besonte shumë tek unë kur isha i ri, m’u deshën 2 vjet t’i bindja”

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:59
Roger Federer

Roger Federer ka përfituar nga pushimi i detyruar për shkak të dëmtimit, për t’i dedikuar më shumë kohë familjes dhe kalon më shumë kohë me fansat, duke iu rikthyer kujtimeve. Në një intervistë për mediat zvicerane, Federer kujton kohën kur ishte në hapat e para të këtij sporti dhe për sakrificën e madhe që I është dashur për t’u bërë kampioni i sotëm.

“Prindërit e mi shpenzonin rreth 30 mijë franga zvicerane (28 mijë euro) në vit për stërvitjen time kur isha i ri. Po rata ishin skeptikë në lidhje me mundësinë që unë të bëhesha një tenist profesionist. Kur isha 16 vjeç i kërkova nëse duhej të lija shkollën dhe të merresha 100% me tenisin, por babai më dha edhe 2 vite kohë për këtë gjë”, kujton Federer.

“Nëse do të dështoja ose nuk do të bëhesha një tenis profesionist, do të rikthehesha në shkollë. I thashë babait tim të kishte besim tek unë dhe për fat unë u bëra numri 1 në botë. Tenisi është një sport i vështirë, pasi shpenzon orë e orë të tëra në fushë, me shumë presion dhe stres. Ti nuk je në gjendje t’i kërkosh asgjë familjes apo trajnerit dhe ia kërkon këtë gjë vetes”, tha Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat