Nadal tërhiqet nga US Open, nga frika prej koronavirusit

Tenis

Nadal tërhiqet nga US Open, nga frika prej koronavirusit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:31
Rafal Nadal

Rafal Nadal është tërhequr nga grand slami US Open, i cili pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji, për shkak të shqetësimeve rreth pandemisë koronavirus.

Tenisti spanjoll nuk do të mundë ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në grand slamin e fundit të vitit.

Nadal ka thënë se ka vendosur të mos marrë pjesë fare në US Open për shkak të gjendjes së rënduar pas rritjes së rasteve me Covid-19.

“Pasi kam menduar shumë, kam vendosur të mos luaj në US Open këtë vit. Gjendja është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten, dhe duket se ne nuk e kemi nën kontroll këtë virus”, shkroi Nadal në Twitter.

Përveç Nadal, në US Openin e këtij viti nuk do të jetë as Roger Federer, i cili është operuar dhe nuk do të luajë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat