Tenisti serb Novak Gjokoviq, ka qenë sërish protagonist i një episodi me gjyqtarët, këtë herë në grand slam-in e Roland Garros.
Gjatë ndeshjes fituar 3:0 ndaj rusit K.Khachanov, tenisti serb ka goditur padashje me top një nga gjyqtarët anas fushës.
Këte herë goditja ka qenë e pavullnetshme, gjatë lojës, duke iu përgjigjur goditjes së kundërshtarit, por Gjokoviq e ka goditur topin me majën e raketës.
Këtë herë nuk pati asnjë shkualifikim, siç ndodhi një muaj më parë në US Open, kur goditi me top gjyqtarin e vijës, kur loja kishte ndalur.