Tenistja përfundon nën akuzë

Tenis

Tenistja përfundon nën akuzë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:07
Tenistja përfundon nën akuzë

 

Tenistja sllovake Dominika Cibulkova dhe bashkëshorti i saj Michal Navara kanë kryer vaksinën anti-Covid në Bratislavë. Pak pasi ata kanë kryer vaksinën kanë nisur polemikat, pasi çifti nuk ka respektuar radhën dhe listat e planifikuara.

Sipas mediave vendase, çifti është future në mënyrë të parregullt në listat e personave që do të marrin vaksinën, duke u zënë vendin atyre që kanë më shumë nevojë dhe kanë të drejtën ta bëjnë vaksinën të parët.

Tenistja Cibulkova është përpjekur të shuajë polemikat: “Më vjen keq për atë që ndodhi. Shoqërova një mikeshën time në spital dhe pasi mbërritëm aty pyeta se sa do të preism derisa të kryejmë vaksinën”.

“Nuk do të përfitoja po ta dija se i kam zënë vendin një personi tjetër, që kishte nevojë për vaksinën dhe do ta kryente atë ditë. Më vjen keq, por me këtë rast u them të gjithëve që ta kryejnë vaksinën”, tha 31-vjeçarja Cibulkova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat