Gjermania e rrëzon Serbinë

Tenis

Gjermania e rrëzon Serbinë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:24
Gjermania e rrëzon Serbinë

Pas një loje shumë më të mirë, Gjermania e rrëzon Serbinë.

Kombëtarja e tenisit të Gjermanisë, u kualifikua në gjysmëfinale të ATP Kupës në Melburn, pasi që në sfidën përcaktuese të Grupit A, mundi kombëtaren e Serbisë me 2:1.

Fitoren kryesore, Gjermania e siguroi në prëballjen e dysheve, në të cilën Lenard Shtruf dhe Aleksandar Zverev, mundën dyshen e Serbisë, Novak Gjokoviq-Nikolla Çaçiç, me rezultat 2-1 në sete, ose 7-6, 5-7 dhe 10-7 në geme.

Kombëtarja e Gjermanisë në tenis, në gjysmëfinale do të përballet me Rusinë, ndërsa dyshen tjetër të gjysmëfinales e përbëjnë Italia dhe Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat