Krasniqi premton bashkëpunim dhe mbështetje për tenisin

Tenis

Krasniqi premton bashkëpunim dhe mbështetje për tenisin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:19
Krasniqi premton bashkëpunim dhe mbështetje për tenisin

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtuesit e Federatës së Tenisit të Kosovës, kryetarin Jeton Hadërgjonaj, sekretaren e përgjithshme, Fjolla Ibishi dhe nënkryetaren, Blerina Mati.

Hadërgjonaj ka uruar presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të dyja palët kanë biseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FTK-së.

Krasniqi premtoi bashkëpunim dhe mbështetje për tenisin, ashtu si edhe për federatat tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat