Befasi në turneun Masters të Romës

Tenis

Befasi në turneun Masters të Romës

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:59
Befasi në turneun të Romës

Befasi në turneun Masters të Romës, turneu i fundit i madh i fushave me dhè në prag të grand slam të Roland Garros (nis më 30 maj në Paris). Dy ish-numrat 1 për femra, Naomi Osaka dhe Serena Williams, janë eliminuar që në ndeshjet e para.

Osaka, aktualisht numri 2 në botë, u mund 2-0 (7-6, 6-2) nga rivalja amerikane Jessica Pegula.

Po 2-0 u mund edhe Serena Williams (7-6, 7-5), e cila u eliminua nga tenistja argjentinase Nadia Podoroska. Kjo ishte ndeshja nr.1000 e Serenës si profesioniste, e cila për fat të keq e humbi.

Te meshkuj, surprizë eliminimi i rusit Daniil Medvedev, numri dy në botë, që u mund 2-0 (6-2, 6-4) nga patrioti i tij Arslan Karatsev. Ndërsa të gjithë tenistët e tjerë, meshkuj e femra, avancuan pa probleme në raundin e tretë të turneut të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat