Nadal fiton masterin e Romës

Tenis

Nadal fiton masterin e Romës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 01:04
Rafael Nadal

Rafael Nadal konfirmohet mbret i fushave me dhé. Tenisti spanjoll mposhti 2-1 në finale serbin Novak Djokovic, duke triumfuar në turneun Masters të Romës.

Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me tenistët që luajtën me luhatje, por në fund triumfoi me meritë Nadal. Seti i parë ishte i ekuilibruar, me Nadal që fiton në fund 7-5. Më pas në fushë dominon serbi Djokovic, që fiton me lehtësi 6-1 setin e dytë dhe barazon 1-1 shifrat e seteve.

Gjithsesi, Nadal tregon se në këtë sipërfaqe është i pathyeshëm, duke triumfuar 6-3 në setin e tretë dhe krejt ndeshjen 2-1. Kjo është hera e 10-të që Nadal triumfon në turneun Masters të Romës, duke konfirmuar se është gati për Grand slam-in e Roland Garros, që nis më 30 Maj në Paris.

Për femra, tenistja polake Iga Sëiatek është shpallur fituese pas suksesit 2-0 (6-0, 6-0) në finale ndaj çekes Karolina Pliskova. Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, fusha konfirmoi të kundërtën. Pliskova nuk arriti të fitojë asnjë “game” në këtë finale, duke qenë shumë larg pritshmërisë. Kjo është për meritë të 19-vjeçares polake Swiatek, që tregoi një formë të shkëlqyer, duke e merituar fitoren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat