Eliminohet që në start

Tenis

Eliminohet që në start

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:00
Eliminohet që në start

Aventura e Roger Federer në turneun e Gjenevës ka qenë jo ajo që tenisti zviceran dëshironte. Ai u mund 2-1 (6-4, 4-6, 6-4) që në ndeshjen e parë nga spanjolli Pablo Andujar, duke u eliminuar që në raundin e dytë.

Një start zhgënjyes ky i Federer në turneun e fushave me dhè, sipërfaqe ku luante ndeshjen e parë pas më shumë se dy vitesh.

Andujar fitoi me meritë, duke përtuar edhe nga gabimet e shumta të Federer, që nuk dha atë që pritej.

Në setin e tretë, zvicerani udhëhiqte 4-2, por krejt papritur loja e tij u shua, duke gabuar shumë. Këtë sezon, Federer ka luajtur vetëm në Dubai dhe Gjenevë, ndërkohë që ka konfirmuar pjesëmarrjen në Roland Garros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat