Eliminohet edhe nga turneu i Parmës!

Tenis

Eliminohet edhe nga turneu i Parmës!

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:33
Eliminohet edhe nga turneu i Parmës!

Eliminohet edhe nga turneu i Parmës!

Pas eliminimit të shpejtë në turneun Masters të Romës javën e kaluar një tjetër eliminim surprizë vjen për tenisten amerikane Serena Williams nga turneu i Parmës. Ish-numri 1 në botë për femra u eliminua në raundin e tretë nga çekja Katerina Siniakova.

Çekja fitoi 2-0 (7-6, 6-2) në 90 minuta lojë në turneun e fushave me dhè, ndërkohë që përgatitet për grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj. Serena bëri një hap përpara në këtë drejtim, por këto eliminime të shpejta tregojnë se ajo nuk është ende 100% gati.

Në turneun e Parmës marrin pjesë disa teniste “big”, që kryejnë përgatitjet e fundit në prag të turneut parizien.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat