Befasi në Roland Garros

Tenis

Befasi në Roland Garros

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:31
Eliminohet kampionia në fuqi

Tenistja çeke Barbora Krejcikova dhe ajo greke Maria Sakkari janë dy gjysmëfinalistet e fundit të grand slam të Roland Garros për femra, të kualifikuara sot pasdite.

Dy emra surprizë, që për herë të parë në karrierën e tyre shkojnë në gjysmëfinalen e një turneu të madh. Interesant fakti se të katërta gjysmëfinalistet shkojnë për herë të parë në gjysmëfinalet e një grand slam.

Krejcikova mundi 2-0 (7-6, 6-3) 17-vjeçaren amerikane Cori Gauff, një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Po 2-0 (6-4, 6-4) fitoi edhe grekja Sakkari, që eliminoi polaken Iga Swiatek, kampionen në fuqi të këitj turneu.

Kjo e fundit ishte favorite për të fituar edhe këtë vit, por u dorëzua më herët. Nesër (10 qershor) do të luhen dy gjysmëfinalet për femra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat