US Open hap dyert për tifozët

Tenis

US Open hap dyert për tifozët

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:03
US Open hap dyert për tifozët

Organizatorët e grand slam të US open, që zhvillohet në gusht në Nju Jork, kanë bërë me dije se ky turne do të zhvillohet më dyert e hapura, duke përdorur 100% të kapacitetit.

Ky turne, vitin e kaluar u organizua pa spektatorë si pasojë e pandemisë Covid-19. US open bëhet kështu grand slam i parë këtë vit që organizohet me 100% tifozë, pasi tri të tjerët i kanë të limituar fansat.

“Jemi shumë të lumtur që do të mirëpresim tifozët në stadium këtë verë”, tha Mike Dowse, shefi i US Open.

Duket se situata me koronavirus në Nju Jork është përmirësuar ndjeshëm, ndaj dhe u mor ky vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat