Përcaktohen dyshet e gjysmëfinales

Tenis

Përcaktohen dyshet e gjysmëfinales

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:55
Përcaktohen dyshet e gjysmëfinales

Janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Grand Slam të “Wimbeldonit” në konkurencën e femrave, që kanë përcaktuar 4 tenistet që do të shkojnë në gjysmëfinale.

Tensitja çeke Karolina Pliskova mundi 2-0 (6-2, 6-2) zviceranen Viktorija Golubic.

Përballë saj do të jetë tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, që në çerekfinale fitoi po 2-0 (6-4, 6-3) ndaj tunizianes Ons Jabeur.

Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë tenistja gjermane Anxhelik Kerber dhe ajo australiane Eshli Barti. E para mundi 2-0 (6-2, 6-3) çeken Karolina Muçova. Ndërsa Barti, numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-1, 6-3) me kroaten Ajla Tomljanoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat