Osaka: Do të rikthehem të luaj

Tenis

Osaka: Do të rikthehem të luaj

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:55
Osaka: Do të rikthehem të luaj

Disa javë më parë, pas eliminimit nga grand slam i US Open, tenistja japoneze Naomi Osaka, mes lotësh, deklaroi se do të merrte një periudhë të gjatë pushimi. “Nuk e di se kur do të rikthehem të luaj”, pat thënë Osaka, ish-numri 1 në botë.

Tashmë, gatë një muaj nga ajo deklaratë, Osaka duket e relaksuar:

“Do të rikthehem të luaj dhe me shumë gjasa shumë shpejt. Ndjej ende atë dëshirë për të luajtur dhe fituar, si dikur. Nuk më intereson nëse fitoj apo humb, por ndjej shtysën që më rikthen të luaj në fushë”.

Naomi Osaka ka fituar 4 grand slam në karrierën e saj, më të fundit në shkurt të këtij viti, kur triumfoi në Australian Open. Ajo ka deklaruar se nuk do të luajë në Indian Wells, por me shumë gjasa do të rikthehet për WTA Finals.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat