Wimbledon zyrtarizon premitë rekord për tenistët

Tenis

Wimbledon zyrtarizon premitë rekord për tenistët

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 13:37
Wimbledon zyrtarizon premitë rekord për tenistët

Organizatorët e grand slam të Wimbledon, turne që nis në fund të qershorit në Londër, kanë bërë me dije se kanë arritur shifrën rekord të premios që do të japin për tenistët që do të marrin pjesë në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar.

Për herë të parë në histori, premio kalon kuotën e 40 milionë stërlinave (40.3 milionë stërlina). Një rritje me 11.1% krahasuar me vitin 2021 dhe një rritje me 5.4% krahasuar me vitin 2019, kur ishte edhe rekordi i mëparshëm (në vitin 2020 turneu nuk u zhvillua prej pandemisë).

Gjithsesi, për fituesit e këtij turneu, premio do të jetë më i ulër krahasuar me herën e fundit. Fituesit do të marrin nga 2 milionë stërlina krahasuar me 2.35 milionë stërlina që kanë marrë më parë.

Është vendosur që të rritet premio për tenistët që eliminohet në raundet paraardhëse dhe ato eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat