Rekord ndeshjesh

Tenis

Rekord ndeshjesh

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Pas shiut që u bë protagonist në ditën e dytë të Grand Slam-it të Uimbëldonit, kanë nisur ndeshjet e raundit të dytë. Në fushat me bar të Londrës, janë luajtur plot 87 ndeshje, një rekord!

Numri 2 në botë, serbi Novak Gjokoviq, fitoi 3-0 ndaj australianit Tompson. në raundin e tretë avancon edhe rusi Daniil Medvedev, numri 3, i cili fitoi po 3-0 ndaj britanikut Feri.

Në ndeshjet e tjera për meshkuj, dallohen fitoret e italiani Janik Siner (numri 8), amerikanit Tejlor Fritc (numri 9), kanadezit Denis Shapovallov, bullgarit Grigor Dimitrov e kanadezit tjetër Millos Raoniq.

Te femrat, fitore e lehtë për polaken Iga Sviatek. Numri 1, që mundi 2-0 spanjollen Tormo. Në raundin e tretë shkojnë edhe rusja Daria Kasatkina, ceket Petra Kvitova e Barbora Krajçikova e amerikania Medison Kejs, ndërkohë që është eliminuar grekja Maria Sakeri (numri 8).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat