Nadal ka rinisur stërvitjen

Tenis

Nadal ka rinisur stërvitjen

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:20
Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka rinisur stërvitjen, duke iu rikthyer fushës së lojës gati 8 muaj nga hera e fundit. I dëmtuar në raundin e dytë të grand slam të Australian Open, spanjolli synonte të rikthehej në Roland Garros, po dëmtimi ishte më i rëndë nga parashikimi.

Kështu, në pranverë, Nadal konfirmoi se sezoni 2023 për të ishte i mbyllur, duke mos luajtur më në asnjë turne.

Për pasojë, 37-vjeçari aktualisht ndodhet në vendin e 240 të renditjes botërore.

Gjithsesi, duket se situata tani është ndryshe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nadal ka marrë sërish raketën në dorë dhe po stërvitet në mjediset e akademisë së tij, në Majorka. Dhe Nadal duket i karikuar për t’u rikthyer protagonist në fushë.

Edhe pse jemi ende në tetor, vështirë se Nadal do të luajë ndonjë ndeshje këtë vit. Pritet që fituesi i 22 grand slam të rikthehet në Australian Open, aty ku u dëmtua këtë vit, ndërkohë që objektivi është fitimi i Roland Garros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat