Gjatë një aksioni anti-drogë, arrestohet edhe një polic që posedonte lëndë narkotike

Tetova

Gjatë një aksioni anti-drogë, arrestohet edhe një polic që posedonte lëndë narkotike

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Pas një operacioni antidrogë të zhvilluar sot në Tetovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një punonjësi policie.

Siç raportojnë mediat fqinje, aksioni policor kishte në fokus përdoruesit dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike, por gjatë këtij operacioni, një koleg i tyre ka tentuar arratisjen.

Pas kapjes së tij, u vërtetua se polici posedonte lëndë narkotike.

Arrestimi dhe shoqërimi i kolegut polic u bë në pikën e pagesës rrugore në Gostivar.

Ende nuk bëhen të ditura inicialet e policit që u kap me drogë dhe as sasia e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat