Komuna e Tetovës: Nëse merrni fatura me çmime të larta, dorëzoni ankesë

Tetova

Komuna e Tetovës: Nëse merrni fatura me çmime të larta, dorëzoni ankesë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Nga komuna thonë se nuk do të ketë rritje në çmimin e faturave, ndërsa nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të njëjtit mund t’i paraqesin rastet. Në këto fatura qytetarët do të paguajnë për menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave të zeza.

“Edhe përkundër faktit që është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes, nuk ka rritje të çmimit për njësi. Gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar fatura më të larta se muajt e kaluar, le të drejtohen te zyrat që ndodhet tek Tregu i Gjelbër në Tetovë si dhe në hyrje të fshatit Pallçisht, për të harmonizuar të dhënat e tyre që ndërmarrja të mund të bëj faturimin real.

Nëse nuk do të jeni të kënaqur me përgjigjen e ndërmarrjes komunale, do të keni mundësi të drejtoheni edhe në zyrat e Komunës së Tetovës. Ne si komunë do të formojmë një komision të veçantë për të shqyrtuar çdo rast të paraqitur dhe do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në interesin e qytetarit”, thonë nga Komuna e Tetovës, përcjell “TV21”.

Komuna e Tetovës menaxhimin me mbeturinat ia ka dhënë kompanisë SauberMacher, ndërsa në muajin shkurt me vendim të Këshillit të Tetovës çmimi i ujit për pije u rrit, ndërsa kompania e re ndryshoi edhe përllogaritjen e mbeturinave. Përllogaritjen e çmimit e bëri për metër katror, ndërsa më herët ishte për kokë banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat