Nxënësit e Tetovës me video fantastike solidarizohen me Shqipërinë

Tetova

Nxënësit e Tetovës me video fantastike solidarizohen me Shqipërinë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Nxënësit e Tetovës

Nxënësit e shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë që goditi vendin tonë.

“Lutu për Shqipërinë” ishin fjalët që nxënësit formuan me koreografinë e tyre, dhe më poshtë do të lexoni vargjet prekëse të shkruar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme të Medicinës bashkëndjejmë dhimbjen me ty!

Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat