Rrugët e ngrira, rëndohet lëvizja e banorëve në Tetovë

Tetova

Rrugët e ngrira, rëndohet lëvizja e banorëve në Tetovë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Pavarësisht se shumë rrugë nëpër fshatrat e Malësisë së Sharrit rezultojnë të ngrira dhe me vështirësi kalimi, Komuna e Tetovës nuk ka bërë ende furnizimin publik për sezonin dimëror.

Nga komuna e Tetovës, thonë se gjatë kësaj jave, do të kryhet furnizimi publik, për të cilin, janë ndarë rreth 8 milion denarë.

“Janë paraparë që të kemi në dispozicion edhe 100m3 rërë si dhe 350 tonelata krip industriale. Zakonisht ndër vite këto kanë mjaftuar për të mos pasur problem nëpër qytet dhe nëpër fshatrat malore ku situata bëhet ndonjëherë edhe më e vështirë për shkak të lokacionit”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Fondet dhe makineria e paraparë për sivjet, janë të njëjta me sasinë e vitit të shkuar, edhe malësia pati probleme qarkullimi, madje disa fshatra, për ditë të tëra mbetën të izoluar nga qyteti shkaku i borës që bllokoi rrugët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat