Zvogëlohet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre - Bota Sot
Zvogëlohet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre

Tetova

Zvogëlohet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre

Më: 16 janar 2020 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë me lagështi. Nga LAMM paralajmërojnë se është zvogëluar dukshmëria për shkak të mjegullave. Siç informohet dukshmëria prej Tetovës për në fshatin Gajre është 20 metra, Pavlleshenci prej 30 në 50 metra dhe Gostivar prej 50 deri në 100 metra.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë që të kihet kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendi ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat