Teuta Arifi: Gjendja me coronavirusin në Tetovë është stabile - Bota Sot
Teuta Arifi: Gjendja me coronavirusin në Tetovë është stabile

Tetova

Teuta Arifi: Gjendja me coronavirusin në Tetovë është stabile

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:12
Teuta Arifi

Numri i të prekurve nga Covid19 në Tetovë arriti 15. Në vetizolim janë 240 qytetarë ndërsa 26 të tjerë kanë treguar simptoma të virusit.

Megjithatë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se situata mbetet stabile dhe se aktivitet për dezinfektim janë rritur si dhe ato për familjet e rrezikuara.

“Do të presim që të përmirësohen kushtet e motit, ndërsa nga e premtja besoj se do të kemi kushte dhe do të vazhdojmë me dezinfektim. Ne insistojmë të ketë shumë testime në mënyrë që të kemi numra të saktë. Janë bërë 70 testime dhe kjo do të vazhdojë”, thotë Arifi.

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i personave që ndodhen në karantinë në Kodrën e Diellit. Bëhet fjalë për 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut që kanë ardhur nga vendet evropiane dhe që ndodhen në tre hotele.

Lëvizja gjatë ditës në Tetovë është zvogëluar dhe qyteti duket i boshatisur. Më së shumti këtë e ndjenë bizneset të cilët ankohen se nuk mund t’i mbulojnë as pagat e tyre, dhe as të punëtorëve dhe pagesa e qirave.

“Dëmet nisëm t’i ndjejmë. Unë jam i punësuar në lokalin tim dhe me mbylljen e lokalit nuk lëshoj pagë as për veten”, tha një pronar i një lokali në Tetovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat