Komuna e Tetovës: Punohet në pastrimin e borës në Tetovë

Tetova

Komuna e Tetovës: Punohet në pastrimin e borës në Tetovë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:59
Komuna e Tetovës

Gjatë ditës së sotshme shërbimet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Komunën e Tetovës kanë punuar në rrugët drejt fshatrave nën Malin Sharr, njoftojnë nga vetëqeverisja lokale e Tetovës.

“Për momentin janë pastruar rrugët: Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozovc, rrugët në vendbanimet Rasadishte, Gajre dhe Lisec, si dhe rruga Sellcë-Llac dhe Vicë. Për të parandaluar ngrirjen në orët e mbrëmjes, rrugët e pastra
trajtohen edhe me kripë”, potencojnë nga komuna e Tetovës.

Aksi më i gjatë malor dhe më e frekuentuar rrugor, pjesa rajonale 1209 TetovëKodër e Diellit pastrohet nga bora nga ana e sektorit të Tetovës të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale
(Rrugët e Maqedonisë).

Prej aty njoftojnë se rruga është e kalueshme, por vazhdimisht punohet për të larguar borën nga korsia e rrugës duke pasur parasysh reshjet e dendura të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat