Nga Tetova me protesta masive kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Tetova

Nga Tetova me protesta masive kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:37
Protesta masive

Sot qindra qytetarë dolën në sheshin e Tetovës për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Nga Këshilli i protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës deri tek Kuvendi u dhanë afat prej 10 ditëve Kuvendit, Qeverisë, KRRR-së dhe EVN-së që të plotësojnë kërkesat e parashtruara. Përndryshe, organizatorët thanë se protesta do të radikalizohet.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat