Në vitin 2020 në Tetovë nga 365 ditë, 138 kanë qenë me ajër të ndotur

Tetova

Në vitin 2020 në Tetovë nga 365 ditë, 138 kanë qenë me ajër të ndotur

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:53
Foto Ilustrim

Raportet mujore të cilësisë së ajrit në Tetovë tregojnë se në vitin 2020 ka pasur 138 ditë me ajër të ndotur. Më së shumti ndotje kanë pasur muajt nëntor dhjetor dhe janar, ndërsa qershori, korriku dhe gushti janë muajt që nuk kanë pasur asnjë ditë me ajër të ndotur. Në vitin 2019 Tetova kishte 88 ditë me ajër të pastër, 120 me ajër të ndotur dhe 157 pa të dhëna.

Komuna e Tetovës nuk ka regjistruar dënim për ajrin e ndotur, ndërsa sipas inspektoratit, subjektet të cilat janë kontrolluar nuk janë gjobitur për shkak se nuk kanë bërë ndotje të ajrit dhe veprojnë sipas limitit të caktuar.

“Po bëhen kontrollimi të vazhdueshme te subjektet që thuhet se ndotin ajrin. Dënime nuk ka për shkak se nuk janë vërtetuar tejkalim dhe kjo është edhe sipas raporteve të laboratorëve që i kemi. Për dallim prej 5-6 vitesh, në Tetovë gjendja është dukshëm më e mirë me ndotjen e ajrit”, tha inspektori i Inspektoratit Shtetëror, Tomislav Jorgushevski.

Ndryshe, standardet shëndetësore parashohin se në një vit kalendaririk, nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat