Arrestohen 18 shtetase të huaja dhe pronari i lokalit në Tetovë

Tetova

Arrestohen 18 shtetase të huaja dhe pronari i lokalit në Tetovë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB policët e SPB Tetovë zbatuan kontroll në një objekt në pronësi të A.M nga Tetova.

Sipas policisë, lokali në rrugën për në fshatin Saraqinë ka punuar në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë së RMV-së.

Aty janë konstatuar shtatë mysafirë, tre punonjës dhe 20 gra, prej të cilave 18 janë shtetase të huaja dhe dy nga Maqedonia.

Shtetaset e huaja janë dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa A.M është privuar nga liria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat