Vetëm sot janë regjistruar 60 raste të reja, 26 të shtruar në spital

Tetova

Vetëm sot janë regjistruar 60 raste të reja, 26 të shtruar në spital

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Pas tre javësh qetësie, pa asnjë të shtirë në qendrën Covid, Tetova është përfshirë nga një valë e re e të infektuarve me virusin korona. Të hospitalizuar janë 26 pacientë, nga të cilëve 25 janë me oksigjen. Prej tyre, 4 kanë pranuar nga një dozë të vaksinës, ndërsa njëri të dyja dozat, por gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, thotë koordinator i Qendrës Covid në Tetovë, Gëzim Nuredini.

“Tani momentalisht kemi 26 pacient të hospitalizua, vetëm një pacient nuk është me terapi oksigjeni. Punohet me pacientë të cilët kanë edhe sëmundje të tjera, më së shumti kanë problem me zemrën, mushkëritë ose veshkat, mosha e pacientëve është nga 31-37 vjeçare, më të rinjtë, dhe pacientë mbi 65 vje¬ç, ndërsa sa i përket statusit vaksinal, katër kanë marrë nga një dozë dhe një është komplet i vaksinuar”, deklaroi Nuredini.

Koordinator i Qendrës Covid thotë se mosrespektimi masave, ahengjet familjare por edhe ardhja e mërgimtarëve ka bërë që në Tetovë të kemi edhe përhapje të virusit.

“Faktori numër një është se qytetarët mendojnë se koha e mirë edhe pandemia mbaroi, nuk mbajnë maskë edhe distancën, grupime ka, dasma dhe ahengje ku një i infektuar mund të infektojë edhe të tjerë. Kemi në spital edhe nga jashtë që kanë ardhur tek ne, kemi edhe nga jashtë të importuar me korona, edhe klasterë, të gjitha kombinimet i kemi, prej çdo lloji, edhe pse nuk kemi informata a bëhet fjalë për Delta”, tha më tej Nuredini.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në spital janë paraqitur 64 pacientë për të cilët dyshohet se janë të infektuar me Covid-19, ndërsa kjo tregon se Tetova është duke u përfshirë nga një valë e re e të infektuarve. Spitali i lëvizshëm ende nuk është lëshuar në përdorim, por sipas Nuredinit, shtimi i rasteve mund sjellë nevojën që edhe ky të vihet në funksion./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat