Teuta Arifi infektohet me koronavirus

Tetova

Teuta Arifi infektohet me koronavirus

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:09
Teuta Arifi

 Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Siç shkruan Arifi, ajo ka vendosur të testohet pasi ka pasur temperaturë dhe dhimbje të eshtrave.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj #COVID19.

Duke respektuar protokolet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme.

Edhe pse para me shumë se 1 muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithësecilin!

Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen!

Qëndroni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, mbroni veten, familjen, dhe të tjerët rreth jush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat