Arifi: Para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishin furnizim me ujë

Tetova

Arifi: Para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishin furnizim me ujë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:13
Teuta Arifi

Kandidatija e BDI-së, edhe për një mandat në krye të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin “Programi 200”, ka thënë se para tetë vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishte furnizim me ujë, derisa tha se gjatë mandatit të saj ka punuar fort që të ndërtojë ujësjellësin kryesor të qytetit dhe stacionin e filtrimit.

Arifi premtoi se do të vazhdojnë tutje me investime në ujësjellës.

“Ajo që dua të përkujtojë është se para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishte furnizim me ujë. Kemi punuar fortë dhe kemi investuar shumë në këtë drejtim, duke ndërtuar ujësjellësin kryesor të qytetit dhe stacionin e filtrimit, dhe duke vazhduar tanimë, me krahë të tjerë të këtij ujësjellësi.

Sot flasim për defekte të ujësjellësit e jo për mungesë të ujësjellësit”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat