Kontrolle të shtuara të policisë në Tetovë, gjobiten 13 shoferë në Tetovë

Tetova

Kontrolle të shtuara të policisë në Tetovë, gjobiten 13 shoferë në Tetovë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Policia e Tetovës këtë javë ka rritur numrin e kontrolleve në komunikacion ndaj shoferëve për të parë se sa i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve.

Në aksionin e sotshëm 13 shoferë janë dënuar në periudhë kohore prej orës 08:00 deri në 12:00.

“SPB Tetovë do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe gjatë periudhës së ardhshme dhe përsëri u apelon shoferëve që t’u japin përparësi dhe t’i lëshojnë këmbësorët.

Ndërsa këmbësorët, megjithatë i këshillon të mos i kalojnë rrugët ku të mbërrijnë dhe rregullisht ta respektojnë sinjalizimin e vendosur”, tha Marjan Josifovski zëdhënësi i SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat