Kërcënoi prindërit e tij, arrestohet një person nga Tetova

Tetova

Kërcënoi prindërit e tij, arrestohet një person nga Tetova

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:36
Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se është arrestuar 43-vjeçari F.I. nga Tetova, pasi i njëjti ka kërcënuar prindërit e tij.

Policia thotë se gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur marihuanë.

“Më 09.08.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, personi S.I. (73) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 23:00 derisa ishte në shtëpi me bashkëshorten e tij, djali i tyre F.I. (43) është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. F.I. është privuar nga liria, ndërsa tek ai është gjetur edhe marihuanë”.

“Ai është ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat