Aksident fatal në Ohër! I moshuari ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni

Tetova

Aksident fatal në Ohër! I moshuari ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njofton se në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një aksident tragjik, ku jetën ka humbur një i moshuar nga Mesheishta, përcjell TV21. I njëjti paraprakisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

“Më datë 13.09.2022, në ora 01:22 në SPB-Ohër është raportuar se V.B.(69) nga fshati Mesheishtë, Komuna e Debarcës, ka rënë nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente të Ohrit, ndërsa hetim është kryer nga prokuroria publike dhe ekipet policore”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat