Shënuan 30-vjetorin e themelimit, pamje nga festa e “Ballistëve” në Tetovë

Tetova

Shënuan 30-vjetorin e themelimit, pamje nga festa e “Ballistëve” në Tetovë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 10:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me aktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin e themelimit. Mbrëmë, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin e Tetovës.

“Ballistët” festën e filluan më 26 nëntor, me shfaqjen e një dokumentari për 30 vjetorin e tyre.

Ndërsa festa kryesore ishte mbrëmë (27 nëntor), ku tifogrupi nga Tetova realizuan marsh nëpër rrugët e qytetit si dhe spektakël të vërtetë me fishekzjarre, pamjet e të cilave u shpërndanë në rrjetet sociale.

Tifogrupi “Ballistët” është themeluar në vitin 1992, ndërsa prej atëherë ata i kanë qëndruar pranë në çdo ndeshje klubit të tyre të zemrës, por edhe Kombëtares Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat