Shqiptohen 23 masa për parkim të paligjshëm në Tetovë

Tetova

Shqiptohen 23 masa për parkim të paligjshëm në Tetovë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje (19-dhjetor) nga ora 15:00 deri në ora 18:00 kanë kryer aksion-kontrollues të automjeteve të cilat kanë vendosur folia (xhama të nxirë) pa A-test dhe pajisje që japin sinjale drite dhe zanore.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar 7 shkelje (TE) që kishin të bënin me falia të vendosura pa A-test në xhamat e përparmë të automjeteve. Për të gjithë shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa dhe do të gjobiten me gjoba prej 250 eurosh në denarë, si dhe të njëjtat do të duhet menjëherë t’i largojnë, përkatësisht t’i heqin foliat.

Krahas këtyre, dje në Tetovë janë zhvilluar disa aktivitete për rregull dhe siguri më të madhe me parkim, në kuadër të të cilave janë sanksionuar 23 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme të cilat janë ngritur dhe marrë nga “shërbimi merimangë”.

“Pronarët e auto-mjeteve apelohen edhe një herë që të mos i parkojnë ku arrijnë veturat e tyre, por vetëm në vendet e caktuara dhe shënjuara për parkim. Ata këshillohen veçanërisht të mos parkohen në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishta” dhe të pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat