QMK-Tetovë: Zjarr mbi fshatin Bogovinë

Tetova

QMK-Tetovë: Zjarr mbi fshatin Bogovinë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Tetovë raporton për zjarr në fshatin Bogovinë.

Aktualisht në terren janë ekipi nga Zjarrfikësve nga Tetova dhe punëtorë nga Parku Nacional.

Nëse paraqitet nevoja, do të angazhohen edhe persona tjerë për shuajtjen e zjarrit.

“Situata monitorohet përmes qendrave rajonale për menaxhimin e krizave duke arritur komunikim dhe koordinim përmes QMK-së, natyrisht edhe sipas kërkesave të institucioneve të angazhuara, si dhe përmes reagimeve ndaj institucioneve që janë të animuara dhe të angazhuara si subjekte kompetente në Sistemi e Menaxhimit të Krizave për emergjencat që paraqesin rrezik për qytetarët dhe të mirat materiale në zonën specifike të zjarrit”, thonë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat