Përfundon gjykimi për 17-vjeçaren nga Tetova, aktgjykimi pritet të shqiptohet më 14 mars

Tetova

Përfundon gjykimi për 17-vjeçaren nga Tetova, aktgjykimi pritet të shqiptohet më 14 mars

Më: 10 mars 2023 Në ora: 15:36
Gjykata

Në Gjykatën e Tetovës përfundoi gjykimi ndaj 17-vjeçares së dyshuar për vrasjen e të riut nga fshati Novo Sellë në Zhelinë, i cili më 21 dhjetor të vitit të kaluar u gjet i pajetë në lumin Shkumbin. Në gjykatë u soll edhe e akuzuara, me të cilën, për shkak të moshës, të pranishëm kanë qenë edhe të punësuarit social.

Seanca gjyqësore ka përfunduar me procedurë të shpejtë, ndërsa aktgjykimi pritet të sillet më 14 mars.

Avokati i 17-vjeçares Ibrahim Bajrami thotë se nuk mund të japë asnjë detaj pa leje të gjykatës.

“Për të respektuar vullnetin tuaj për të ndjekur shumicën e proceseve gjyqësore që janë edhe në interes të procesit publik kam obligim të ju informoj se edhe me urdhër të gjykatës por edhe të ligjit për fëmijë të nenit 99 të gjithë aktorët që janë prezent në procedurë gjyqësore ku trajtohen fëmijë nuk kanë të drejtë të japin asnjë informacion për rrjedhjen e procesit gjyqësor”, tha avokati Ibrahim Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat