SPB-Tetovë: Shqiptohen 88 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Tetova

SPB-Tetovë: Shqiptohen 88 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje ka kryer kontrolle të intensfikuara për të sanksionuar shoferët që drejtojnë automjetet me shpejtësinë më të madhe se sa është e lejuar në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, me çka janë shqiptuar 88 gjoba.

“Dje (12-mars) nga ora 14:00 deri në ora 20:00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 88 automjete (TE- 43 dhe GV- 45), të cilat kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit.

Tetë prej tyre (TE-5 dhe GV-3) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 21 automjete (TE-12 dhe GV-9) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë.

Përveç këtyre, në bazë të ligjit janë sanksionuar edhe 72 automjete, gjegjësisht vozitës (TE-46 dhe GV-26) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve të komunikacionit (TE-3 dhe GV-7)”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat