Një shtetase e Ukrainës sulmohet fizikisht në Tetovë

Tetova

Një shtetase e Ukrainës sulmohet fizikisht në Tetovë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Një shtetase e Ukrainës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në Tetovë.

SPB Tetovë njofton se për këtë rast është arrestuar një person.

“Një shtetase e Ukrainës njëzet e tre vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, dje mbrëma (16-mars) në ora 22:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se dy orë më parë është sulmuar fizikisht para pallatit ku banonte në rrugën Vidoja Smilevski-Bato në Tetovë nga personi B.S.(41) nga Selca Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat