Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

Tetova

Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

Më: 23 maj 2023 Në ora: 18:36
SPB Tetovë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetases A.A (41) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mashtrim”.

Gjatë vitit 2022, e lartpërmendura ka pasur takim me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë nga 1 000 euro me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza vizë pune për në Gjermani.

“Në fund, ajo nuk i ka pajisur me viza dhe nuk ua ka kthyer paratë.

Pas denoncimit nga ana e të dëmtareve, shtetasja në fjalë është arrestuar dhe ndaj saj është bërë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat