Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë, qëndronin pa leje

Tetova

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë, qëndronin pa leje

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Të mërkurën rreth orës 08:10, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçaren N.Z. dhe 66-vjeçarin N.Z. nga Republika e Shqipërisë.

Njoftimin e ka bërë të ditur SPB Tetovë,

Siç edhe thuhet, ata janë ndaluar për shkak të dyshimit se po qëndronin në vend të padeklaruar.

“Shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat