Arrestohet një shtetase e Sllovakisë në Tetovë, ka prishur rendin dhe qetësinë publike

Tetova

Arrestohet një shtetase e Sllovakisë në Tetovë, ka prishur rendin dhe qetësinë publike

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:00
Tetovë

Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (15-qershor) rreth orës 20:50, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar 20-vjeçaren R.H. nga Republika Sllovake.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ajo më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme, por edhe për shkak të dyshimit se qëndronte në zonë e padeklaruar.

Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat